Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Kjo temë është fokusuar në pyetjen hulumtuese ‘Cilat karakteristika ndikojnë në krijimin e lojalitetit konsumator?’Kuptimi i këtyre karakteristikave si dhe ndikimi i tyre në lojalitetin konsumator është një prej qëllimeve kryesore të kompanive. Besnikëria konsumatore tani po zë vendin e tërheqjes së konsumatorëve të rinjë duke shtyer kompanitë të përmirësojnë marrëdhëniet me konsumatorët ekzistues. Poashtu njohja e karakteristikave që ndikojnë në lojalitetin konsumator ka rëndësi të për kompanitë për shkak të benefiteve që sjell në uljen e kostove të marketingut, suksesin në shitje si dhe fjalët pozitive për kompaninë. Për të kuptuar më mirë këtë hulumtim, fillimisht, janë shpjeguar konceptualizimet e lojalitetit konsumator, disa prej faktorëve ndikues sipas teorisë si dhe benefitet e besnikërisë konsumatore.
Hulumtimi është zgjeruar në mbledhjen e të dhënave parësore përmes pyetësorëve, të shpërndarë tek konsumatorët e supermarketit VivaFresh. Duhet theksuar se ky hulumtim është bazuar më shumë në të dhëna numerike prandaj për analizën e këtyre të dhënave janë përdorur metoda statistikore si: frekuenca, përqindja dhe mesatarja. Për të pasur një analizë më të saktë të të dhënave është shfrytëzuar programi SPSS. Filimisht janë paraqitur rezultatet për secilin faktor dhe më pas është analizuar ndikimi i tyre në lojalitetin konsumator. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se faktorët kryesor që ndikojnë në krijimin e lojalitetit konsumator, sipas renditjes, janë: imazhi i kompanisë, besimi dhe përkushtimi, kualiteti i shërbimeve, kënaqësia konsumatore, fjalët e tjerëve si dhe kosto e ndërrimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1002
Recommended Citation
Xhema, Jonida, "CILAT KARAKTERISTIKA NDIKOJNË NË KRIJIMIN E LOJALITETIT KONSUMATOR?" (2016). Theses and Dissertations. 1128.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1128