Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Uragan Alija

Language

Albanian

Abstract

Përdorimi i teknologjisë është në rritje në shoqërinë e sotme; përmes teknologjisë bota e biznesit është zhvilluar dhe më shumë, në aspektin e rrjeteve. Sot shekulli XXI, mund të konsiderohet si trend që shumë kompani vazhdojnë ta ndjekin. Marketingu online është servuar si platformë, duke integruar kompanitë me klientët e tyre, pra është rritur qasja në mënyrat e lidhjes. Modeli ka ndryshuar fushën e marketingut, ka rritur rëndësinë e brendeve për organizata, duke servuar mundësi të panumërta se si dhe ku firmat dojnë të ekspozojnë brendet e tyre. Zhvillimi i teknologjisë ka qenë rrënjësor për rritjen e mundësive. Kërkimet e mëhershme kanë treguar që platformat online mund të kenë efektet negative dhe pozitive në një brend të kompanisë. Mirëpo autorët mendojnë që është esenciale të studiohet ndikimi i marketingut online në një brend. Ky fakt ka tërhequr autorët të studiojnë dhe përshkruajnë mardhënien, në mënyrë që të zbulojnë faktorët të cilët lidhin mardhënien së bashku. Qëllimi i këtij studimi është të hetojë si ndikon marketingu online në një brend të kompanisë. Gjetjet esenciale të këtij studimi kanë treguar rritjen e rëndësisë së marketingut online dhe ndikimet e mrekullueshme në brende të kompanisë. Ndërrimi nga marketingu tradicional në marketingun digjital ka qenë sfidues për shumë kompani dhe ka ndikuar në menagjmentin e një brendi, online. Përmes përdorimit të platformave online dhe ekspozimin e brendeve ndaj një audience më të gjërë, poashtu rritet komunikimi dhe lidhja në mes të klientëve. Rezultatet e këtij studimi ka treguar se ndikimi i marketingut online në ditet e sotme është masiv. Ka bërë që të iket në masë të madhe nga marketingu tradicional dhe të përdoret kryesisht si mënyrë e vetme e marketingut për shkak se impakti është shumëfish më i madh më i shpejt dhe kostoja edhe më e vogël. Ka ndryshuar rrënjësisht komunikimi me klientët. Informatat rreth kompanive janë lehtësisht të aksesueshme dhe komunikimi për t’ju përgjigjur nevojave edhe nga ato më specifiket të konsumatorëve është shumë më i shpejt.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1017

Included in

Business Commons

Share

COinS