Date of Award

Spring 5-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Punimi shtjellon mënyrën se si është bërë futja e tatimit për funksionimin e një shteti, për çfarë arsye përdoret ai, cilat janë shkaqet për mbledhjen e tatimit si dhe çfarë ndikimi ka tatimi në bërjen e investimeve në Kosovë. Prandaj për punimin e kësaj teme më është dashur të lexoj shumë libra të autorëve të ndryshëm mbi atë se me çfarë të drejte shteti e arkëton tatimin, kush janë obliguesit tatimor, për cilat qëllime përdoret më së shumti tatimi dhe çfarë ndikimi ka në investime. Prandaj për të qenë një shtet sa më stabil dhe i fuqishëm duhet të bëhet arkëtimi i tatimit për funksionimin e shtetit në mënyrë sa më të mirë, për shkak se tatimet janë burimi kryesorë i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti modern i plotëson nevojat e tij dhe krijon infrastrukturë adekuate për zhvillimin ekonomik të vendit. Pra pushteti i cili vendos tatime është një pushtet i fuqishëm, mbi të cilin bazohet e gjithë fabrika kombëtare. Ky pushtet është kaq i domosdoshëm për ekzistencën e një kombi, sa është dhe ajri për njeriun. Këto pra janë qështjet më me rëndësi të cilat do ti gjejmë gjatë këtij punimi. Përpiquni dhe sajoni qfarë të dëshironi, vendosni tatimet tuaja si t’ju pëlqejë, sido që të jetë, tregtarët do t’i zbresin ato nga fitimi i tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1001

Included in

Business Commons

Share

COinS