Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Pasi që bota është në rrezik nga shkatërrimi i natyrës i botës së gjelbert por edhe në vendin tonë e shohim se shkatërrimi në masë të madhe ndodh për shkak të nevojës për ngrohje dhe prodhimit të energjisë , prandaj ne kemi menduar në këtë aspekt dhe kemi krijuar një projekt i cili do ta parandalonte shkatërrimin e mëtutjeshëm .
Krijimi i një eko shtëpie do të thotë që nevojat elementare për energji të mund ti krijoj nga vet natyra por pa e dëmtuar atë.
Ky punim zhvillon dhe analizon të gjitha karakteristikat se si duhet të funksionon një bllok banimi me sistem të efiçiencës së energjisë dhe me një zgjidhje profitabile për mbrojtjen e ambientit.
Ky bllok banimi ka gjithësej 48 shtëpi banimi të ndara në 3 lloje sipas madhësisë dhe numrit të antarëve në bazë të planifikimit urban , kemi tipin e shtëpisë “L” i cili është i projektuar për 4 antarë gjithësej 9 shtëpi , tipi “XL” i cili është i projektuar për 5 antarë gjithësej 25 shtëpi dhe “XXL” I cili është i projektuar për 6 antarë gjithësej 14 shtëpi banimi .
Përveç hapësirave banuese, është menduar edhe rreth hapësirave të përbashkëta dhe hapësirave për rekreacion, shtratit të lumit si dhe për kopshtin e fëmijëve . Dizajnimi i fasadave dhe i hapësirës urbane është i lidhur me arkitekturën ekzistuese duke iu përshtatur vendit.
Rrjeti i energjis elektrike dhe instalimeve të ujit dhe kanalizimit janë një projekt i cili duhet të zbatohet nga ana e Institucioneve përkatëse . Mirëpo energjinë e nevojshme për ndriçimin publik si dhe për nevoja ditore do të krijohet me anë të paneleve solare të cilat do të vendosen në kulmet e shtëpive. Gjithashtu ngrohja do të bëhet me anë të shpimëve gjeotermale të cilat në masë të mjaftueshme do ta arrijnë t’a kursejnë energjinë elektrike si dhe materialet tjera harxhuese të nevojshme për ngrohje .
Metodat që kam përdorur për realizimin e këtij punimi janë :
-metoda analitike (përshkrimi tekstual)
-metoda grafike (projekti arkitektonik)
-metoda hulumtuese ( Funksionalizimi i energjis dhe ngrohjes Gjeotermale )
-Në përgjithësi me anë të këtij punimi kam fituar njohuri rreth Planifikimit Urban , Hulumtimit rreth jetesës së qytetarve , projektimit , Fizikës së ndertesav si dhe mbrojtjes së ambientit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.500
Recommended Citation
Kosumi, Florim, "KRIJIMI I NJË BLLOKU BANIMI ME SISTEM ECO DHE EFIÇIENCË TË ENERGJISË" (2016). Theses and Dissertations. 520.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/520