Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Dugagjin Sokoli

Language

Albanian

Abstract

Ky studim adreson çështje të gjendjes emocionale në punë të infermierëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Rahovecit. Një model linear që lidh rolin në punë dhe faktorët shoqërorë, ankthin depresionin, dhe vetvlersimin.

Ky hulumtim është realizuar me 24 infermierë, ku 12 infermierë janë intervistuar gjatë ndërrimit të natës dhe 12 infermierë gjatë ndërrimit të ditës. Nga këta, 6 janë të gjinisë mashkullore apo 25%, dhe 18 të gjinisë femërore apo 75%. Mosha më e ulët e infermierëve ishte 32 vjeç, ndërsa më e larta 54 vjeç.

Ky studim synon të identifikojë provat shkencore mbi shfaqjen e ndryshimeve të gjendjes emocionale të infermierëve që punojnë në ndërrimin e natës që shoqërohet me rezultate të pafavorshme shëndetësore fizike dhe psikologjike, siç janë cilësia e dobët në punë dhe simptomat e niveli të depresionit, ankthit dhe vetvlerësimit.

Qëllimi i studimit është të bëhet krahasimi i cilësisë së punës, si dhe simptomat e gjendjes emocionale të infermierëve që punojnë në ndërrimin e natës me ata që punojnë në ndërrimin e ditës dhe të hulumtojmë lidhjen mes cilësisë së punës dhe simptomave të gjendjes emocionale të infermierëve. Po ashut, do të vlerësojmë prevalencën dhe faktorët shoqërues të depresionit, ankthit dhe vetvlersimit midis shëndetit mendor të infermierëve që punojnë në QKMF-në në mënyrë që të identifikojnë parashikuesit e pavarur të çrregullime të shëndetit mendor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.96

Included in

Nursing Commons

Share

COinS