Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi i webit po evoulon çdo ditë, dhe nevoja për zhvillim të web aplikacioneve është në rritje te sipërm. Ky hulumtim i jonë ka për synim krahasimin e shërbimeve që përdoren në zhvillim të web aplikacioneve, si dhe teknologjitë dhe gjuhët programuese të cilat mund të përdoren gjatë zhvillimit. Krahasimet tona ofrojnë mundësinë e zgjedhjes së mënyrës më të shpejtë dhe më efektive për zhvillim te web aplikacioneve.

Në këtë punimin tonë kemi zhvilluar një aplikacion i cili është bazuar në dy shërbimet që përdoren për zhvillim të API si REST API dhe GraphQL. Këto dy teknologji janë krahasuar me module të njëjta ku janë bërë krahasime në operacionet më të shpeshta që mund te përdoren për zhvillim te web aplikacioneve.

Aplikacioni jonë është një modulë që mund te përdoret në aplikacionet e ndryshme për operimin e CRUD formave të cilat janë bazë e çdo web aplikacioni. Ky aplikacion është i standardizuar sipas teknologjive më moderne që përdoren për zhvillim te aplikacioneve. Gjatë zhvillimit të aplikacionit kemi përdorur teknikat më të rëndësishme që mund të përdoren në ndonjë web aplikacioni si krijimi i përdorueseve, authentikimi me token, ngarkimi i fajllëve në server, gjithashtu kemi krahasuar shpejtësinë, dhe ngarkimin e rrjetit gjatë përdorimit të aplikacionit. Moduli jonë mund te integrohet kudo nëpër web aplikacione te cilat ndërtohen me këto teknologji te cilat i permendem. Hulumtimi jonë për ndërtim te aplikacionit mundëson përzgjedhjen e teknologjive me të përshtatshme për ndërtim të web aplikacioneve të cilat janë shumë praktike dhe të përdorura nga shumë zhvillues të ndryshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1747

Share

COinS