Date of Award
Spring 5-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
ZhilbertTafa
Language
Albanian
Abstract
Sot shërbimet e internetit kanë arritur po thuajse në çdo kënd të globit, dhe përdorimi i tij është bërë i domosdoshëm, duke iu qasur nga pajisje të ndryshme si p.sh.: telefonat, tablatet dhe kompjuterë të ndryshëm. Pra internetin mund të shfrytëzojmë përmes pajisjeve të ndryshme duke u qasur në rrjet në dy mënyra: me tela, dhe pa tela (wireless). Shërbimet e internetit mund të ofrohet nga ISP të ndryshëm në qytete dhe fshatra, duke implementuar rrjeta WAN. Pothuajse në të gjithë zonat e banuara të Republikës së Kosovës janë implementuar rrjeta ku ofrohet shërbimi i internetit, por ka zona tjera të banuara, si p.sh. fshatra në pjesë të largëta, apo në zona malore, të cilave ende nuk u është ofruar mundësia që të qasen në shërbimet e internetit për arsye të ndryshme. Implementimi i rrjetës WAN në këto zona është bërë i domosdoshëm për banorët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1498
Recommended Citation
Kurshumlia, Besar, "PROJEKTIMI DHE DIMENZIONIMI I RRJETËS WAN NË QYTETIN E GJAKOVËS" (2016). Theses and Dissertations. 1144.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1144