Date of Award
Winter 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Kjo temë merret me analizimin dhe krahasimin e dy sistemeve të lavatriçes atë elektromekanik dhe mekatronik, po ashtu kemi dhënë shpjegim se çka është një lavatriçe duke vazhduar me ndërtimin dhe parimin e punës në përgjithësi. Në temë kemi përshkruar karakteristikat e programeve të lavatriçes, funksionimin e sistemit dhe në përgjithësi procesin e larjes. Qëllimi i kësaj teme është analizimi dhe krahasimi i dy sistemeve për nga mënyra e ndërtimit, efiçenca e energjisë, performanca dhe zhurma, si dhe ndikimi i tyre në përdorimin e përditshëm në amvisëri. Duke analizuar problemet që paraqiten gjatë konstruktimit, programimit dhe shfrytëzimit të kësaj pajisje, kemi paraqitur mënyrat më të mira të shmangies së tyre përmes analizimit të problemeve konkrete. Në bazë të rezultateve të këtij punimi, mund të konkludohet se sistemi mekatronik në krahasim me atë elektro-mekanik ka arritur rezultate konkrete të kënaqshme në avancimin dhe optimizmin e pajisjes, mirëpo e ardhmja e lavatriçes është avancimi në sistem fuzzy logjik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.215
Recommended Citation
Kumnova, Labinot, "ANALIZA DHE KRAHASIMI I SISTEMEVE ELEKTRO-MEKANIK DHE MEKATRONIK TË LAVATRIÇES" (2016). Theses and Dissertations. 237.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/237