Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri-Isufi

Language

Albanian

Abstract

Teza trajton auditimin në Sektorin bankar në Kosovë duke nisur me përshkrimin dhe duke parë raportet vjetore bankare si dhe debatet në lidhje me problemet që shfaqen gjatë procesit të auditimit. Është e rëndësishme që t’i jepet një vëmendje kësaj çështje dhe të kontribuojmë më tepër në cilësinë e auditorëve duke certifikuar ata në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët dhe se vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizimit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e mirë të portofolit kreditor. Auditorët luajnë një rol të rëndësishëm në tregjet financiare, duke promovuar besimin në informacionet financiare siguruar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare dhe duke vepruar si një disiplinë për drejtorët dhe menaxhimentin. Ky punim synon të identifikojë përmirësimet në funksionimin e sistemit auditues në të ardhmen.

Kriza bankare ka nxjerrë në pah dobesitë në nivelin e dialogut në mes të auditorëve dhe mbikqyrësit. Në prag të krizave një numër i bankave të mëdha ka pasur takime mes mbikqyrësve dhe auditorëve për më shumë se një vit.

Risku sikundër, në çdo proces shoqëron dhe procesin e Auditimit (të jashtëm dhe të brendshëm). Përparimet që ka sjellur sektori bankar në Kosovë kërkojnë, që të vështrohen në aspektin real financiar dhe në atë ekonomik. Në kuadër të sistemit financiar të Kosovës, sektori bankar ka sjellur një stabilitet financiar të qëndrueshëm dhe stabil, karshi krizave financiare globale. Këtë, e ka ndihmuar mjaft shumë eksperienca e degëve të bankave të huaja në industrinë bankare, qëveprojnë në Kosovë, e cila padyshim është një përparësi në sjelljen e një stabiliteti makrofinanciar në sistemin financiar të Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1008

Included in

Business Commons

Share

COinS