Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Monumentet e kulturës së një qyteti e kombi janë simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj dhe vite. Monumentet e kulturës jo vetëm në perëndim, por edhe në vendet ish-komuniste kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një vëmendje të veçantë. Urbanizmi dhe krijimi i “monumenteve” shumë urbane personale, shtëpi banimi shpesh pa asnjë projekt dhe hapësira të tjera urbane, nuk i zëvendëson vlerat e vërteta materiale dhe shpirtërore të një qyteti ose një kulture të caktuar. Shpirti urban dhe urbanizimi material dhe shpirtërorë, nuk takohet vetëm në vendet ish-komuniste. Ky koncept për urbanistikën dhe mënyrën e jetesës gati zuri vend edhe në perëndim. Por studiuesit dhe specialistët e zhvillimeve sociale dhe urbane përpiqen gjithnjë e më shumë të ruajnë traditën dhe monumentet e saj urbane materiale dhe shpirtërore territoret e tyre me të gjitha vlerat kulturore e shpirtërore.
Rajoni i jugut në veqanti Prizreni dallohet për trashëgimitë kulturore. Lokalitete arkeologjike kala, kisha, xhami, hamame, teqe, shtëpi banimi karakteristike e objekte të tjera arkitekturore me vlera të rralla janë disa prej thesareve që e bëjnë këtë pjesë të Kosovës më të vizituarën dhe më atraktiven.
Ruajtja e të vjetrës konsiderohet një sfidë kur vie në krahasim me modernen. Objektivi i këtij punimi ka qenë ruajtja e një vlere më shumë për qytetin e Prizrenit. Ndërtesa e”Postës së Parë të Prizrenit” nuk parasheh të ketë zgjuar interes të madh, por lënia në gjendjen e tanishme është për të ardhur keq. Në botën e jashtme ndërtesave të tilla me koncepte administrative i`u është treguar kujdes dhe vëmendje e veqantë,prandaj duke u nisur nga disa parime vënia në jetë e një ndërtese të tillë shtonë peshën kulturore dhe historike të qytetit të Prizrenit. Lufta për ti mbrojtur ato pak materiale të cilat kanë mbetur ende pa u zëvendësuar do të jetë sfidë në vehte.
Me mbledhjen e të dhënave nga arkiva dhe ato pak shkrime të mbetura dhe me ndihmën e Qendrës Rajonale për Trashëgimitë kulturore në Prizren do të jetë synimi i arritjes së një rezultati të dëshiruar lidhur me rimëkëmbjen e kësaj ndërtese dhe kthimin e saj në një muze.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.588
Recommended Citation
Dakaj, Labëri, "Restaurimi Arkitektonik/Urban i “POSTËS SË PARË” në Prizren" (2016). Theses and Dissertations. 612.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/612