Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Ferid Selimi
Language
Albanian
Abstract
Mediat on-line po luajnë një rol shumë të madhë në jetën tonë dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë. Këto media e plotësojnë nevojën e qytetarëve për tu informuar shpejt në çdo kohë e vend. Ky punim analizon cilësinë e portaleve “on-line”, nga të cilat informohet audienca në Kosovë. Duke u bazuar në disa analiza studimore, është kuptuar se portalet “on-line” për momentin janë mediumi më me ndikim në Kosovë. Kohëve të fundit numri i portaleve sa po shkon e po shtohet, dhe ngutshmëria për të qenë të parët shpesh po i qon që të kenë vetëm shpejtësi e jo cilësi në informacionet e tyre për audiencën. Një numër i konsiderueshëm i portaleve preferojnë më shumë të jenë në qendër të vëmendjës dhe interesante se se sa të jenë të besueshme dhe të sakta. Për ti zhvilluar këto argumente ky punim ofron qasje në disa argumente kulturore e shkencore të komunikimit dhe mediave, duke marë si shembull portalin - Gazeta Express, ndikimin e kësaj platforme mediale, përparësitë dhe mangësitë si dhe ndikimin e tyre në audiencën në Kosovë. Gjatë një kohe kaosesh dhe çrregullimesh të konsiderueshme, Kosova ka nevojë për një media të fortë dhe të besueshme që informon qytetarët për të vërtetën rreth ngjarjeve aktuale. E vërteta në gazetari është parim thelbësor andaj është e rëndësishme që gazetarët të mbesin të dedikuar gjithmonë për të vërtetën, duke i respektuar standardet gazetareske.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.110
Recommended Citation
Shukriu, Ajda, "E VËRTETA DHE VËRTETËSIA NË PORTALET “ON-LINE” (GAZETA EXPRESS)" (2017). Theses and Dissertations. 116.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/116