Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Konvikti, si një objekt funksional për studentët, rradhitet si një ndër insitutcionet më me rëndësi primare me një qytet në zhvillim. Nga vetë fakti se rinia është e ardhmja e një kombi, rëndësi të madhe duhet t'u kushtohet në veçanti studimit dhe arsimimit të tyre.

Si faktor për një arsimim të mirë cilësojmë një shkollë, universitet të cilësisë së lartë dhe pedagog të nivelit të duhur intelektual, por të gjithë harrojmë kushtet dhe cilësinë që u duhet studentëve për mësim dhe studim të qetë, e mbi të gjitha jetesë të rehatshme.

Këto kushte përveç familjarëve që mund t’ua ofrojnë, organi shtetëror për mundësimin e kushteve janë konviktet. Për këto arsye dhe shumë të tjera, zona që unë e kam zgjedhur si studim i parë është zonë e qetë akustike dhe zonë jo problematike që studentët të ndihen sa më të sigurtë pa ju cenuar liria e shprehjes, dhe ajo e lëvizjes.

Faktor tjetër i zgjedhjes së lokacionit është edhe afërsia e kampusit universitar të Prizrenit dhe Kolegjit UBT. Ky është një detaj tjetër i rëndësishëm për shkak se studentët nuk kanë nevojë për mjete transporti për të shkuar në shkollë, gjithashtu parandalohen mungesat e mundshme shkollore që mund të bëhen për shkak të trafikut të renduar.

Pjesë e rëndësishme njerëzore është relaksimi bashkë me aktivitetet fizike, për këtë arsye përveç shërbimit të një fushe futbolli në objektin e propozuar, afërsia e parkut të qytetit ofron një mundësi të veçante për të gjithë, me pistën e vrapimit, fushën e futbollit, fushën e baskebollit, fushën e volejbollit dhe një gamë të gjerë ushtrimesh për mirëbajtjen e gjendjes fizike.

Gjithashtu, vlen të përmendet peizazhi i rrethuar me gjelbërim dhe i ndjekur nga rrjedha e lumit e cila posedon një relaksim për të gjithë ata që e vizitojnë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.546

Included in

Architecture Commons

Share

COinS