Date of Award
Winter 2-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Krenare Pireva
Language
Albanian
Abstract
Një bibliotekë është një institucion në rritje. Në të njëjtën kohë që rritën problemet që lidhen me mirëmbajtjen, rritën edhe problemet që lidhën me menagjimin e dokumenteve. Shkenctarët kanë ndihmuar gjithmonë në zgjidhjen e problemeve. Për të zgjidhur problemet e dokumenteve të organizimit në mënyrë me te saktë, ata na kanë dhënë skemat e klasifikimit. Për të zgjidhur problemet e gjetjes së dokumenteve dhe vendnodhjes se tyre, ata na ofruan mënyra të katalogimit dhe udhëzimet e duhura. Për të zgjidhur problemet e hapësirës dhe kohës, ata i kanë mësuar punonjësit e bibliotekave të digjitalizojnë dokumentet dhe ti ndajnë online. Për të automatizuar aktivitetet e kontrollit ata na ofruan Barkodet. Barkodet kanë shërbyer për një kohë të gjatë punonjësit e bibliotekave dhe bibliotekat, por tani janë duke u zëvendësuar me hapa të shpejt nga teknologji të reja si ajo e RFID-së. Teknologjitë e reja, metodologjitë e zbatimit dhe avantazhet e teknologjisë RFID në biblioteka kanë bërë të mundur krijimin e mjediseve inteligjente që ofrojnë shërbime të caktuara për përdoruesit në mënyrë automatike, të tilla si një etiketë RFID në shumë materiale që lejon qasjen në informacione të ndryshme, duke ofruar një udhëzues për shërbime të caktuara, si kërkime, vëndodhja e librave në rafte, gjëndja në inventare dhe kështu me radhë. Megjithatë, shumica e përdoruesve, duan një mjedis më inteligjent dhe kompleks, që përfshin jo vetëm një pajisje të vetme, por edhe një ekosistem të ndryshëm të pajisjeve, e cila përbën një sfidë të madhe. Përsonalizimi, ose sistemet “follow me” nënkupton ndërgjegjësimin dhe përshtatjen e paisjeve heterogjene, në funksion të një përdoruesi që është gjithnjë në lëvizje. Këto lloj sistemesh janë të aftë të ndryshojnë konfigurimet fillestare dhe të mbajnë të pandyshueshme gjëndjen e tyre, pavarsisht nga platforma e egzekutimit dhe të dispozitivëve ekzistues në shumë bibloteka. Zgjidhjet e propozuara, pa dyshim, akoma nuk kanë arritur të plotësojnë nëvojat e përdoruesve të ndryshëm të këtyre ambienteve. Kjo temë trajton adaptimin dhe konfigurimin e mjediseve të bibliotekave të bazuar në teknologjinë RFID. Nga ana tjetër, sigurimi i mekanizmave mbështetesë që bëjnë të mundur funksionalitetin e aplikimit, është po aq i rëndësishëm sa vetë sistemi i bazuar në teknologjinë RFID. Kjo temë propozon një kuadër të ri të funksionimit të biblotekave, me implementimin e etiketave RFID të konfigurueshme, të adaptueshme, heterogjene dhe ndërvepruese që sigurojnë mekanizma për të mbështetur nevojat e tregut aktual dhe për të mundësuar shërbime të personalizuara për të gjithë përdoruesit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1490
Recommended Citation
Dreshaj, Anita, "IMPLEMENTIMI I TEKNOLOGJISË RFID NË BIBLIOTEKA" (2016). Theses and Dissertations. 1172.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1172