Date of Award
Summer 6-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Nga praktika e vendeve të zhvilluara dhe nga literatura e ndryshme shumë mirë shpjegohet koncepti i marketingut pra duhet të mendohet dhe të hulumtohet, të identifikohen paraprakisht nevojat, dëshirat dhe kërkesat e tregut dhe të shoqërisë ne përgjithësi dhe pastaj të planifikohet procesi i prodhimit të produkteve dhe shërbimeve. Situatat e bizneseve në Kosovë, rajon, por edhe në botë kërkojnë përkushtim maksimal për të kaluar objektivin e parë mbijetesën në treg. Kushtet e tregut po bëhen gjithmonë e më agresive, andaj për të fituar luftën e tregut kërkohet jo vetëm realizimi i studimeve të mirëfillta të tregut në mënyrë që kompania të ketë avantazh konkurrues, por në të njëjtën kohë kërkohet që të hartohen strategji, të cilat kanë në qendër gjithnjë e më shumë kënaqjen e nevojave konsumatore. Për këto probleme kërkohen studime të njëpasnjëshme duke pas parasysh që vet tregu është dinamik dhe çdo ditë ndërmarrjet mund të gjendën në situata të ndryshme.
Ky punim diplome do të fokusohet në shtjellimin e tematikës së konceptit të marketingut në praktikë, përmes literaturës, hulumtimit dhe analizimit do të mundësohet të kuptohet qartë nocioni i marketingut teorik dhe praktikë.
Për zhvillimin e punimit do tё përdoren burimet primare dhe ato sekondare. Burimet primare janë tё dala pyetësori rezultatet e tё cilës janë tё paraqitura mё poshtë gjatё punimit dhe burimet sekondare tё dala nga artikuj tё ndryshëm, blogje, web analiza, punime shkencore. Këto burime do të ndihmojnë shumë në realizmin me sukses të punimit duke nxjerr rezultate, konkludime dhe rekomandime mbi çështjen e marketingut në praktikë.
Ky punim do të mbështet në tri aspekte kryesore:
Së pari. Rishikimi i literaturës mbi konceptin e marketingut, njohjen me strategjitë e marketingut dhe zbatimi i konceptit të marketingut në praktikë.
Së dyti. Analizimi dhe interpretimi i rezultateve nga hulumtimi i bërë mbi çështjen e marketingut në ndërmarrjet në Kosovë.
Së treti. Dhënia e rekomandimeve të qarta se çfarë duhen përmirësuar në të ardhmen këto ndërmarrje me qëllim përfitimi nga zbatimi i strategjive të marketingut në praktikë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1019
Recommended Citation
Durmishi, Shqipdon, "KONCEPTI I MARKETINGUT NË PRAKTIKË" (2016). Theses and Dissertations. 1193.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1193