Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Sektori bankar në vendin tonë karakterizohet nga ndryshimet e rëndësishme strukturore, natyrshëm vërehet rritja e numrit të bankave poashtu edhe hyrja e bankave të huaja në vend. Në pjesën e shqyrtimit të literaturës është shqyrtuar zgjerimi i aktivitetit bankar të cilët kanë ndikuar mjedisin dinamik ku operojnë bankat në vendin tonë. Po ashtu janë shtjelluar ndryshimet strukturore në sektorin bankar, janë realizuar disa nga vlerësimet sasiore dhe krahasuese të cilat tregojnë mungesën e vlerësimeve optimale të progresit strukturor por edhe një dinamik të reformave strukturore.
Ky studim tregu synon të analizojë sistemin bankar në Kosovë, duke përcaktuar dhe më pas analizuar: strukturën e tij, shkallën e përqendrimit të bankave në tregun bankar, sjelljen e tyre, llojet e produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë, me qëllim vlerësimin e nivelit të konkurrencës të këtij sektori, në zbatim të së drejtës së konkurrencës. Në funksion të këtij qëllimi, studimi përshkruan mënyrën e funksionimit të sistemit bankar në tërësi dhe segmente të veçantë të tij, instrumentet rregullative të mbikëqyrjes dhe roli i tyre jo vetëm në operimin e sistemit bankar por dhe të konkurrencës efektive në ndikimin e investimeve të huaja direkte.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.994
Recommended Citation
Dërmaku, Filloretë, "NDIKIMI I SEKTORIT BANKAR NË INVESTIME REALE" (2016). Theses and Dissertations. 1093.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1093