Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Nol Dedaj

Language

Albanian

Abstract

Midis problemeve që shqetësojnë realitetin qytetar, ato te lidhura me lëvizshmërinë e trafikut, kanë marrë në këto vitet e fundit një rol gjithnjë e më determinues . Një qarkullim urban i përshpejtuar dhe drejtuar, jo vetëm që krijon shqetësime në përdoruesit, rritet koha mesatare e udhëtimit, shkakton edhe një ulje të ndjeshme të sigurisë së qarkullimit, duke rritur gjithashtu edhe ndotjen atmosferike dhe atë akustike. Midis shkaqeve kryesore të rritjes së dendësisë së trafikut, më e rëndësishmja është sigurisht rritja e fortë e kërkesës komplekse të transportit, një rritje e tillë është e lidhur me një seri faktorësh të natyrave nga më të ndryshmet dhe shpesh të lidhura ngushtë edhe midis tyre. Midis tyre më të rëndësishmit janë: shpërndarja në rritje e auto veturave, shpërndarja e ve ndodhjeve në territor për vetë rritjen e hapësirave urbane, ndryshimi i stileve të jetesës dhe shpesh një shërbim transporti publik me mangësi të caktuara. Një drejtim racional dhe fleksibel i infrastrukturave dhe një programim i gjerë i rrjetit të trafikut, të mbështetura këto nga strategji të përshtatshme, infrastruktura dhe zgjidhje politike, janë konsideruar si instrumentet më efikase për zgjidhjen e problemit te lëvizshmërisë urbane. Në fakt nyejt e rrjetit rrugor janë ato vende ku lindin konflikte midis rrymave të ndryshme te trafikut, që sjellin si vonesa ashtu edhe aksidente, duke ulur nivelin e shërbimit dhe sigurinë e tyre. Prej këtu, zgjedhja e tipit të kryqëzimit (semaforëve, më sinjalizim, ose me rreth rrotullim) bëhet shumë e rëndësishme për përmirësimin e parametrave të sipërpërmendur. Kontrolli me ndihmën e semaforëve në fakt është në gjendje të ofrojë, me kosto relativisht modeste, siguri, adoptim karshi variacioneve të trafikut, efecientë dhe zvogëlim te im paktit mjedisor. Në vitet e fundit në të gjitha vendet, përfshi edhe Kosovën , po përhapet një tip tjetër kryqëzimi, ai me rreth rrotullim, që nëse përdoret brenda disa hapësirave, mund të përmirësoje në mënyre të dukshme përformancen, në lidhje me ato që mund të jenë arritur me kryqëzimet semaforë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.589

Included in

Architecture Commons

Share

COinS