Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim është bërë me qëllim të nxjerrjes në pah të metodave të planifikimit të një territori në një zonë të mbrojtur ku mund të zhvillohet turizmi dhe ku patjetër gjatë planifikimit të jenë të definuara mirë planet që duhet hartuar për atë zone dhe parashikimet brenda zonës qoftë me strategjinë, apo me planin hapësinor të zonës së veçantë dhe plane tjera të zonave dhe zonimeve dhe politikave turistike në bazë të së cilës edhe zhvillohet hapësira, ruhet dhe shfrytëzohet. Pra duke përdor ligjet në fuqi, planet e asaj zone dhe politikat turistike.
Do të shqyrtohet rëndësia e planifikimit territorial-hapësinor, rëndësia e planifikimit territorial në kuadrin e planifikimit kombëtar, konceptet e politikës turistike dhe disa nivele të planifikimit, po ashtu do të flitet edhe për rajonet turistike dhe politikat turistike. Rajoni strategjik turistik dhe niveli i zhvillimit si dhe nevoja e ndryshimeve mjedisore analiza e një rasti konkret - Parku Nacional “Malet e Sharrit”
Duke pasur parasysh kufizimet e këtij hulumtimi si: të dhëna të pakta rreth planifikimit të territorit, mungesa e burimeve për mënyrat dhe metodat e planifikimit të territorit, si dhe kufizime të tjera të kësaj natyre e që janë edhe përvoja e mangët në këtë fushe na është imponuar që të dhënat e përdorura të mblidhen kryesisht përmes literaturës të cilat ishin të kufizuara, ligjeve dhe strategjive nga Qeveria e Kosovës, planeve hapësinore të nivelit qendror dhe punimin e kemi kompletuar duke e trajtuar një shembull konkret, po ashtu duhet shtuar shumë pak tekste që e trajtojnë bashkërisht temën tonë turizëm dhe planifikim të territor IT.
Finalizimi i këtij punimi do të mundëson edhe adresimin adekuat të vështirësive dhe problemeve me të cilat ballafaqohet një vend gjatë planifikimit të territorit dhe përpilimit të strategjisë për atë territor – hapësirë. Shembulli konkret i Parkut Nacional i trajtuar në punimin tonë do të mundëson ofrimin e rekomandimeve dhe mënyrën e trajtimit të përdorimit të strategjive në planifikim të asaj zone.
Qëllimi themelor i këtij punimi kërkimor është diagnostifikimi i gjendjes aktuale të asaj zone, identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që pengojnë zhvillimin e zonës edhe përkundër një infrastrukture ligjore mire të pajisur dhe njëkohësisht duke parë shkaktarët që e pengojnë zhvillimin e zonës, por përdorimi i strategjisë dhe planeve hapësinore të domosdoshme në aspektin ligjore dhe prijëse në trajtimin, zhvillimin dhe ruajtjen e asaj zone.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2755
Recommended Citation
Elshani, Adnan, "ROLI PËRCAKTUES I PLANIFIKIMIT TERRITORIAL NË STRATEGJINË E NJË DESTINACIONI" (2016). Theses and Dissertations. 2265.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2265