Date of Award

Fall 10-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim çështje e rëndësishme që do të shtjellohet është sistemi bankar i Kosovës dhe rëndësia e auditimit të bankave. Lidhshmërin e auditimit me kontabilitetin, shkaqet pse auditimi mbështetet në informacione të kontabilitetit, si dhe ndikimi që ka auditimi në performancën e bankave në Kosovë.

Në këtë punim qështje e rëndësishme që do të shtjellohet është sistemi bankar I Kosovës dhe rëndësia e auditimit të baknave.

Prandaj për të bërë një shtjellim të duhur të auditimit patjetër duhet ta cekim se sa e rëndësishme është që raportet e auditorit të jenë të sakta dhe pa mashtrime sepse raportet e një auditori tregojn për performancën e bankave. Ndikimi i auditimit duhet të jetë në përmbushjen e synimeve duke ofruar qasje të qëndrueshme dhe të disiplinuar në vlerësimin dhe përmirësimin e efektshmërisë së menaxhimit të riskut, kontrollit dhe proceseve udhëheqëse.

Auditimi ofron vlerën e shtuar jo vetëm me anë të analizimit dhe raportimit se çka ka ndodhur pas ngjarjes, por duke shikuar edhe të ardhmen, duke identifikuar mësimet nga krejt kjo si dhe duke përhapur praktika të mira. Në bazë të asaj qfarë kanë identifikuar në të kaluarën mund të japim këshilla të cilat do të ndihmonin në rritjen pozitive të performancës në të ardhmen.Këto janë qështjet më me rëndesi të cilat do ti gjejmë gjatë këtij punimi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.991

Included in

Business Commons

Share

COinS