Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Abdulla Azizi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome përmban një përmbledhje, kronologji dhe analizë të gjithë procesit që ka përshkuar Kosovën në periudhën që nga lufta e deri tek mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (1998-2008). Në konsulta të vazhdueshme dhe me rekomandimin e mentorit të temës Prof. Abdulla Azizi, fushëtrajtimi i këtij punimi do të jenë efektet në aspektin e shtimit të njohjeve pas mendimit të GJND si dhe ndikimi që mendimi këshillëdhënës i këtij mekanizmi ndërkombëtarë të drejtësisë ka në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Në brendi është bërë një përshkrim analitik nga shpallja e pavarësisë deri në dhënien e mendimit këshilldhënës të GjND-së. Fokusi i analizës studimore të këtij punimi është shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe si rrjedhojë kontestimi i saj nga ana e Serbisë, substancë kjo që ka bërë që Kosova të jetë pikë referuese si çështje aktuale e të Drejtës Ndërkombëtare. Andaj nisur nga kjo, rasti i Kosovës në GJND, ballafaqimi i deklaratave për dhe kundër shpalljes nga shtete të ndryshme të botës, argumentet e pretenduara ligjore nga ana palëve direkte të ballafaquara Kosovë – Serbi si dhe mendimi përfundimtar këshillëdhënës i Gjykatës e bëjnë këtë çështje një lëndë relevante dhe atraktive për hulumtim. Megjithëse për studim është marrë një periudhë më e gjatë kohore boshti i temës është i përqendruar që nga rezoluta 63/3 e miratuar më 8 tetor 2008, ku Asambleja e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e deri tek mendimi këshillëdhënës i organit kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, në pyetjen nëse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Tema në përmbajtjen e saj përfshin një përmbledhje të shkurtër të fushëveprimit të GJNDsë dhe të juridiksionit të saj, për më tepër do të theksojë mënyrën se si Kosova është gjetur në agjendën e kësaj gjykate. Si përfundim, eshtë trajtuar rëndësia e këtij mendimi këshillëdhënës për të ardhmen e udhëtimit të Kosovës, respektivisht qasja lobuese në drejtim të forcimit të subjektivitetit në rrafshin ndërkombëtar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.302

Share

COinS