Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Në kohën tonë teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë, sidomos në fushën e paisjeve elektronike si: kompjuterë, telefona të mençur, televizorë të mençur, etj. Numri i përdorueseve të internetit dhe këtyre pajisjeve është në rritje të vazhdueshme. Tashmë çdo biznes, institucion, organizatë kanë web aplikacionin e tyre ku ju ndihmojnë përdoruesve të tyre në marrjen e informacionit dhe ofrimin e shërbimeve online. Për të lehtësuar procesin e krijimit të web faqeve përdoren backend fraemwork dhe front-end framework. Shumica e web faqeve përbëhen nga struktura shumë të ngjashme. Qëllimi i Framework është të ofrojnë një strukturë të përbashkët që zhvilluesit të mos ribëjnë nga fillimi zhvillimin dhe të mund të ripërdorin kodin. Framwork bakend ju ndihmon backend zhvilluesve një organizim më të mire të logjikes të web aplikacionit ku shumica prej backend framework janë te bazuar në arkitekturen MVC, po ashtu ju ndihmon ne zhvillim me të shpejt dhe me cilësor duke ofruar komponentët të gatshëm të cilët mundë përdoren ashtu siç janë ose të konfigurohen në bazë të kërkesave te web applikacionit. Ndërsa front-end framework janë gjithashtu të nevojshëm në zhvillimin e një web aplikacioni ku na ndihmojnë ne krijimin e një web responsive për te gjitha madhësitë të ekranit.

Lista e Backend framework është mjaft e pasur, por sipas statistikave të publikuara del se Laravel është Frameworki më i përdoruri pastaj radhiten: Symfony, CodeIgniter, Yii2, Phalcon, Cake PHP, Zend Framework, Slim, FuelPHP, PHPixie.

Qëllimi i kësaj teme të diplomës është që të ofrojnë njohuri më të kuptueshme duke përshkruar dhe duke bërë krahasimin mes dy Framework më të popullarizuara, që janë: Laravel dhe Symfony.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1589

Share

COinS