Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Luan Gashi

Language

Albanian

Abstract

Në këtë hulumtim është shtjelluar tema ,,Implementimi i IPv6 në protokollet e rrugëtimit”. Ky hulumtim përmban hyrje rreth protokollit kryesor në të cilin aktualisht është i bazuar interneti, IPv4. Fillimisht është cekur struktura dhe tiparet e IPv4: adresimi, klasat e adresave dhe organizimi i header-it. Po ashtu tregohen kufizimet e këtij protokolli të cilat do t’i paraprijnë nevojës për një protokoll të ri të internetit i cili do t’i eliminojë këto kufizime.

Më pas tema shtjellon protokollin IPv6 që është pasardhës i IPv4, ku tregohen aspektet kyçe të tij si: formati i header-it, adresimi dhe benefitet që sjell ky protokoll në krahasim me paraardhësin e tij. Pjesë e rëndësishme e hulumtimit është edhe rrugëtimi në IPv6 ku paraqiten konceptet kryesore të rrugëtimit dhe procesi që realizohet në pajisjet e rrjetit për të dërguar paketin në destinacionin e duhur. Ceken dy metodat e ndryshme që ofrohen për rrugëtimin e informacionit: metoda e rrugëtimit statik dhe ajo e rrugëtimit dinamik, dhe kategoritë e protokollove dinamike të rrugëtimit të brendshëm: distance-vector dhe link-state. Fokusi kryesor është në implementimin e IPv6 në protokollet e rrugëtimit. Janë shqyrtuar dy protokollet të cilat e kanë kaluar me sukses tranzicionin në IPv6 dhe sot përdoren jashtëzakonisht shumë: EIGRP për IPv6 dhe OSPFv3. Fillimisht është folur për secilin prej këtyre protokolleve në veçanti, ku paraqiten tiparet e tyre, terminologjia dhe llojet e paketeve që këto protokolle përdorin., duke kaluar më pas në konfigurimin e tyre, para se të bëhet një krahasim në implementimin e OSPFv3 dhe EIGRP për IPv6 duke përdorur pajisjet harduerike të Sistemeve Cisco.

Në fund të realizimit të implementimit të tyre, është nxjerrur një konkluzion i cili tregon se cili nga këto dy protokolle operon më mirë dhe cili implementohet më lehtë në një rrjetë e cila është e bazuar tërësisht në IPv6.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1507

Share

COinS