Date of Award

Summer 7-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Në kohën tonë teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë, sidomos në fushën e paisjeve elektronike si: kompjuterë, telefona të menqur, televizorë të menqur, etj. Numri i përdorueseve të internetit dhe këtyre paisjeve ështe në rritje të vazhdueshme. Platformat dhe madhësit e ndryshme të këtyre paisjeve na deyrojnë që gjatë zhvillimit të web faqeve të mendojmë për secilin përdorues duke orientuar zhvillimin që të jetë kompatibil me shfletuesit dhe të gjitha paisjet. Pamja e web faqeve dallon varësisht nga paisja e përdorur. Web faqeve, tek të cilat ky ndryshim ndodh varësisht nga paisja, ju referohemi si “Responsive Websites”. Krijimi i web faqeve responsive mund të bëhet me anë të teknologjive: HTML, CSS, JS, të cilat duhet të adresojnë qdo element në web faqe varësisht se në cilen paisje do të shfaqet. Për të lehtësuar procesin e krijimit të web faqeve responsive përdoren front-end framework. Framework janë paketa që përmbajnë strukturën fajllave dhe folderave të kodit të standartizuar (HTML, CSS, JS) të cilat mund të përdoren për zhvillimin e web faqeve. Shumica e web faqeve përbëhen nga struktura shumë të ngjajshme. Qëllimi i Framework është të ofrojnë një strukturë të përbashkët që zhvilluesit të mos ribëjne nga fillimi zhvillimin dhe të mund të ripërdorin kodin.

Framework të pjesës Front-End me të përdorura për momentin janë: Bootstrap, Foundation, Semantic-UI, Susy, Material UI, Materialize CSS, Gumby, Pure, Leaf, etj. Secila nga këto Framework ndryshon dhe përmbajne avantazhet dhe disavantazhet e tyre përkatëse.

Qëllimi i kësaj teme të diplomës është që të ofrojnë njohuri më të kuptueshme duke përshkruar dhe duke bërë krahasimin mes dy Framework më të popullarizuara, që janë: Bootstrap dhe Foundation.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1516

Share

COinS