Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Reklamimi është një formë e paguar e prezantimit jo-personal të promovimit të ideve, mallrave ose shërbimeve nga sponsor të identifikuar me qëllim që të shpërndajë informacione në lidhje me një ide, produkt apo shërbim.
Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar se si ndikon reklama tek ne si konsumatorë. Kjo është një çështje shumë delikate pasi që me arritjen e rezultateve nga ky studim do të shihet më mirë ndikimi i reklamës tek konsumatori dhe do të jetë më e lehtë nga bizneset në Kosovë për të kuptuar rëndësinë e reklamës si dhe konsumatori do të informohet më shumë lidhur me këtë fenomen.
Temën e kam trajtuar nga këndvështrimin e kompanive lidhur me reklamimin si dhe nga ana e konsumatorëve, duke marrë shembuj të ndryshëm konkret duke përfshirë edhe vendin tonë.
Përmes këtij punimi, kam bërë trajtimin e reklamimit kryesisht në rolin si dhe faktorët që qojnë deri në shitblerje, duke ditur se reklama aplikohet anembanë botës. Sfidat janë të shumta, duke e ditur se në Kosovë ende duhet punuar në lidhje me vetëdijesimin për reklamën dhe si duhet të krijohen plane strategjike dhe si duhet bërë kombinimin e taktikave të ndryshme për të arritur sa më shumë konsumatorë potencial. Fakti se reklamimi është industri e re në Kosovë, duke qenë një shoqëri deri në një masë konservatore e bën edhe më të vështirë pranimin e modeleve të reja promocionale, në këtë rast reklamimin.
Rezultatet e kësaj teme janë se reklamimi ka ndikim të madh në sjelljen konsumatore dhe është sektorë që duhet kushtuar rëndësi. Në funksion të reklamimit, shumë biznese kosovare do të socializohen dhe do ta përdorin këtë element i cili do ti ndihmonte shumë për shitjen e produkteve si dhe njohjen e tyre në treg.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1023
Recommended Citation
Mustafa, Vitesa, "IMPAKTI I REKLAMËS MBI SJELLJEN KONSUMATORE" (2016). Theses and Dissertations. 1186.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1186