Date of Award

Spring 3-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë diplome është e përqendruar në projektimin e “Galerisë të Arteve Bashkëkohore në Prishtinë”. Duke marrë parasysh zhvillimin që ky lloj i objekteve kishte dhe vazhdon të ketë në të gjitha qytetet europiane, le të kuptohet se një objekt i tillë është i nevojshëm në qytetin e Prishtinës, një qytet me kulturë dhe traditë të lashtë. Duke pasur si qëllim një dizajn që është në pajtim me vlerat më të larta arkitektonike dhe gjithashtu në një lokacion specifik,në pjesën e parë të temës,specifikat e arkitekturës ekzistuese në Prishtinë, janë analizuar, me një fokus të veçantë në ndikimin e arkitekturës islame. Si sintezë e këtyre analizave,kjo temë paraqet planin e projektit ideor për Galerinë e Arteve Bashkëkohore në Prishtinë. Hulumtimi shqyrton mënyrat në të cilat muzetë në menyrën më efektive mund të përfaqësojnë, të angazhohen, të bashkëpunojnë dhe të i shërbejnë komuniteteve të ndryshme nëpërmjet programeve të tyre. Hulumtimet në literaturë, intervista me stafin e Galerisë, dhe analizat teorike kulmuan në përcaktimin e komponentëve thelbësore në krijimin e komunitetit të vetëdijshëm dhe praktikat e angazhimit qytetar. Transparenca,qasja dhe filozofia si dhe formimi i një komiteti për komunitete kreative,të gjitha këto pasqyrojnë rezultate të hulumtimit. Këto elemente janë përpjekje që vazhdimisht të identifikohen nevojat e komunitetit,pasuritë dhe interesat nëpërmjet një shumëllojshmërie formatesh diskursive, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse që vazhdimisht të sigurojnë programe të Galerisë dhe të punojnë në pajtueshmëri për të përmbushur nevojat e ndryshme të komunitetit. Programet mund të dizajnohen në mënyrë të atillë që të ndërtojnë kapitalin social përmes individëve, njerëzve në grupe dhe komunitetet në idenë e krijimit të programeve të cilat sjellin më pas komunitete të shëndetshme, aktive dhe të lidhura mes vete. Krijimi i platformave për komunikim, bashkëpunim dhe shkëmbimi i përvojave të përbashkëta, i forcon marrëdhëniet tanimë ekzistuese dhe mundëson formimin e marrëdhënieve të reja. Aktivitetet me pjesëmarrje kanë dërguar më tej lidhjet diskursive nëpërmjet duarve aktive në projekte që i bëjnë njerëzit së bashku. Angazhimi qytetar është një formë e angazhimit të komunitetit që programet e muzeve dhe Galerive mund të zbatojnë për të gjeneruar qytetarë aktiv dhe të brengosur duke punuar në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të komunitetit. Dizajni final përfshinë projketimin e objektit të ri të “Galeria e Arteve Bashkëkohore”.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.659

Included in

Architecture Commons

Share

COinS