Date of Award

Spring 4-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Xhelal Jashari

Language

Albanian

Abstract

Sistemet softuerike në veçanti sistemet softuerike në kombinim me pjesët harduerike siç janë pajisjet që mundësojnë identifikimin e pozitës përmes Sistemit Global të Pozicionimit (GPS), janë shndërruar në aset për kompani të ndryshme apo për individë sidomos prindërit që kanë fëmijë dhe dëshirojnë të njoftohen për lokacionin e tyre në çdo kohë.

Këto lloje sisteme për herë të parë janë implementuar në industrinë e dërgesave më vonë filloj implementimi i tyre në industrinë automobilistike ndërsa tani përdorimi i tyre ka marrë përmasa më të gjëra dhe po përdoret për përcjelljen e individëve dhe kafshëve.

Fokusin kryesor në hartimin dhe zhvillimin e një ueb aplikacioni për përcjellje përmes Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) e kemi bazuar tek siguria, dhe përcjellja në kohë reale. Duke analizuar sisteme të ngjashme kemi kuptuar që shumica e kompanive të mëdha e kanë implementuar këto lloj sistemesh dhe janë deklaruar që kanë pasur përfitime nga shumë aspekte teknike dhe iu është kthyer investimi.

Në këtë temë po ashtu jemi munduar të përshkruajmë dhe implementojmë veçoritë standarde që i posedojnë këto lloj sisteme, si dhe të analizojmë funksione të reja për ti integruar në të ardhmen në sisteme të ngjashme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1510

Share

COinS