Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Urbanizmi është disciplinë e cila merret me destinmin e sipërfaqeve, trajton funksionet për një jetë më cilësore, është ngushtë i lidhur me ndërtimet, destinon shfrytëzueshmërinë e sipërfaqeve të një territori etj. Nocioni urbanizëm është përdorur qysh në kohët e lashta, koncentrimi i kasollave etj. Ky punim zhvillon dhe analizon të gjitha karakteristikat e planifikimit urban. Mos respektimi i planit zhvillimor të një qyteti po paraqet problem. Në këtë punim është paraqitur zgjidhja urbane e një zone në qytetin e Istogut. Pas analizave të gjendjes ekzistuese, pozitës gjeografike të qytetit , ndërlidhjeve në mes rrugëve, analizave të gjelbërimit, trafikut, ndërtesave , karakteristikave të popullsisë, kemi ardhur deri te zgjidhja më e mië e mundshme për këtë zonë. Kjo zgjidhje paraqet zonimin e territorit në bazë të nevojave për zhvillimin e funksioneve kryesore urbane. Kjo është e lidhur edhe me numrin e popullsisë, hapësirat publike( sheshe, bulevarde) dhe shfrytëzueshmërinë e tyre, gjelbërimi dhe rekreacioni, trafiku(rrugët, trotuaret,parkingjet). Ky planifikim reflekton zhvillime të reja në krhasim me periudhat paraprake, reflekton në çështjet aktuale dhe ato të perspektivës zhvillimore të qytetit, implementon standarde më të larta që kanë ndikim direkt në cilësinë e jetës së njerëzve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.519
Recommended Citation
Palokaj, Veronika, "PLANIFIKIM URBAN - ISTOG" (2016). Theses and Dissertations. 547.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/547