Date of Award
Fall 9-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Albulena Jahja
Language
Albanian
Abstract
Deri mё sot kemi parё shumё udhёheqёs meshkuj dhe shumё pak udhёheqёse femra në mbarë botën, por ky dallim po zbehet dita ditës. Pёr shkak tё faktorёve si politika, jeta sociale, kultura dhe ekonomia, femra, gjithashtu edhe në Kosovё ka hasur njё mori vёshtirёsish nё pozicionimin e figurёs sё saj, si njё lidere e suksesshme nё fushёn e biznesit. Mbase ka ardhur koha qё ky disproporcion tё ndryshohet.
Femra, ёshtё e vёrtetё qё ndёr vite ёshtё konsideruar si gjinia e butё. Asaj i ёshtё dashur tё luftojё pёr tё ndryshuar kёtё perceptim dhe pёr tё bёrё qё zёri i saj tё dёgjohet, por edhe pse femra ёshtё njё ndёr figurat mё tё rёndёsishme dhe me më tepër peshё si nё familje, ashtu edhe nё karrierё dhe shoqёri, vihet re qё gjithsesi kjo figurё po ndeshet shumё pak, pothuajse fare si lidere krahasuar me meshkujt.
Qёllimi kryesor i kёtij punimi nuk ёshtё thjeshtë pёrforcimi i figurёs sё femrёs, por edhe pse jo, mbas disa vitesh arritja e njё proporcioni tё barabartё mes femrave dhe meshkujve nё poste drejtuese, apo të mos ndjeht e diskriminuar, krijumi i vendeve të reja të punës nga bizneset e udhëhequra nga grate/femrat.
Për të përmbushur qëllimin dhe objektivat e këtij kërkimi, si dhe për të adresuar pyetjet kërkimore të studimit është përzgjedhur një përqasje metodologjike mikse (e përzier), kryesishtë shqyrtimi i literatures dhe statiskat ekonomike për diferenca gjinore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1826
Recommended Citation
Pajaziti, Arben, "BARAZIA GJINORE NË KOSOVË" (2016). Theses and Dissertations. 1720.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1720