Date of Award

Summer 7-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Gjylie Rexha

Language

Albanian

Abstract

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet. E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të cilat mediat nuk duhet të ngecin janë: vërtetësia e informacionit, ana drejtshkrimore, mungesa e burimeve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes etj. Kohëve të fundit po vërehet në veçanti përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes në mediat e reja. Për shkak të mos kontrollimit të mediave po bëhet lansimi i informacioneve që kanë në përmbajtje pikërisht këtë gjuhë. Kjo situatë po ngritë debate të shpeshta, pasi që nga përdorimi i kësaj gjuhe po preken persona apo grupe të caktuara në aspekte të ndryshme si ato racore, fetare, orientime seksuale, gjinore etj.

Në këtë punim shtjellohen aspektet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe në mediat e reja në Kosovë, në veçanti rastet konkrete të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këto media. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i shkeljes së kodeve të etikës dhe rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe ato kosovare. Për të realizuar punimin janë monitoruar dhe analizuar disa shkrime të portaleve të cilat shkelin kodet etike dhe kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes. Për shkak që portalet janë duke u bërë burim informacioni për shumicën e njerëzve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes luan rol shumë me rëndësi në procesin e lansimit të informacioneve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.114

Included in

Communication Commons

Share

COinS