Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Ruajtja afatgjatë e pozicionit konkurrues nuk është më e mundur pa aktivitetet dhe politikat e menaxhimit të kostos. Ky punim tregon rëndësinë e menaxhimit të kostos si funksionet e menaxhimit në kompanitë prodhuese dhe karakteristikat, janë analizuar sistemet e menaxhimit të kostos në ndërmarrjet prodhuese të vogla dhe të mesme të Republikës se Kosovës. Rezultatet e kësaj analize tregojnë se shumica e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk e bëjnë këtë. Menaxhimi i kostos strategjike është përdorur kryesisht nga modeli tradicional i menaxhimit të kostos. Sipas organizatës se kombeve te bashkuara dhe organizatës për zhvillimin industrial(UNIDO),ndërmarrjet e vogla dhe te mesme formojnë themelet e sektorit privat, ato përbëjnë 90 % të ndërmarrjeve ne bote dhe përfshin 50-60 % të punësimit. Ekonomia botërore ka pësuar një rritje të zhvillimit ekonomik në sektorin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, te cilat po lindin dhe po zhvillohen ne çdo pjesë të globit. Edhe ne vendin tone Qeveria e Kosovës (QK) njeh rendësin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme(NVM) për zhvillimin ekonomik te vendit. Me shume se 99% e ndërmarrjeve ne Kosovë janë NVM.
Menaxhimi i inventarit është një nga aspektet e dukshme dhe me të prekshme te bërjes se biznesit, materialet, mallrat ne proces dhe mallrat e gatshme perfaqsojn forma te ndryshme te inventarizimit. Inventar janë produktet e blera te një kompanie, inventari i referohet stoqeve te çdo gjeje te nevojshme për të ber biznes. Këto aksione perfaqsojn një pjesë të madhe te investimet e biznesit dhe duhet te menaxhohen mire për të maksimizuar fitimet. Shume biznese te vogla pësojnë shume humbje nga menaxhimi i dobët i inventarit, nëse inventarët nuk kontrollohen ato janë te pasigurt, joefikas dhe te kushtueshëm. Inventari është gjendja e papërpunuar e mallrave fizike qe përmbajnë vlera dhe mbahen ne forma te ndryshme nga një organizatë qe janë ne pritje për transformim, përpunim, përdorim ose shitje ne një pike te ardhshme kohore. Inventari është stoku i çdo sendi ose burimi te përdorur ne një organizatë, përcaktohet për të ruajtur akumulimin e burimeve materiale deri ne piken e transformimit. Sistemi i inventarizimit është një grup qe kontrollon, përcakton dhe monitoron se cilat nivele te inventarit duhet te mbahen si rezervë për përdorim te mëtutjeshëm, çdo organizata merret me prodhimin dhe shitjen e një produkti ose ofron shërbime te ndryshme, të cilat domosdoshem duhet te mbajnë stok te burimeve te ndryshme fizike te cilët ndihmojnë për shitjen dhe konsumin e ardhshëm.
Inventari është një e keqe e domosdoshme e çdo NVM-je, ato mbajnë inventar për qëllime te ndryshme si spekulative, funksionale si dhe për nevoja fizike. Inventari është një aset i rëndësishëm i cili përben një pjese të konsiderueshme ne totali e NVM-ve aktuale, i cili mbulon shumëllojshmërinë e gjer te artikujve qe kanë për qëllim te prokurohen, te përdoren dhe te shiten në një biznes të zakonshëm. Mbulon gamen e gjer te artikujve duke filluar nga futja e materialeve dhe duke përfunduar me prodhimin e produkteve të gatshme.
Qëllimi i menaxhimit te kostos se inventarit është qe të kthej investimin e inventarit sa me shpejt qe te jete e mundur pa humbur shitje nga aksionet. Pra rëndësia e kryesore është menaxhimi i kapitalit te punës se një inventari brenda NVM-së.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1813
Recommended Citation
Berisha, Ujvara, "MENAXHIMI I KOSTOS SË INVENTARIT NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME" (2018). Theses and Dissertations. 1672.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1672