Date of Award
Fall 10-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Shqiprim Mustafa
Language
Albanian
Abstract
Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar me pronësi shtetërore në ish jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Privatizimi i sistemit bankar në Kosovë si pjesë përkatëse e masave të ndërmarra nga politika e qeverive në 11 vjeteshin e kaluar, kishte për qëllim të fuqizonte sistemin financiar, të pakësonte mundësinë për kriza të ardhshme dhe të rriste efiçiencën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, si rrjedhojë ë zhvillimit të saj ekonomik, Kosova po përgatitet të integrohet. Ndër aspektet tjera të reformës që duhet zbatuar është reforma ekonomike, e cila do të përfshinte një ndryshim rrënjësor nga sistemi jo efikas i centralizuar, në një sistem aktual në kushtet e biznesit të tregut, i cili do ti largoj reflektimet negative në të gjitha sferat e jetës ekonomike të cilat në një mënyrë kanë shkaktuar një krizë të madhe ekonomike dhe kolaps ekonomik. Me reformimin e përgjithshëm të sistemit ekonomik, si tendencë më të shfaqur në fuqizimin e sistemit financiar është paraqitur transformimi i sistemit bankar, i cili ka marrë krejtësisht elemente të reja dhe ka arritur një zhvillim të shpejtë. Për shkak të shumë mangësive institucionale dhe ndikimit të madh bankar, bankat tregtare e kanë ndryshuar aktivitetin ë tyre burimor, dhe në vend të kryerjes së aktiviteteve te ndërmjetësit financiar midis kursimeve dhe rritjen e kapitalit, ato janë shndërruar në instrument të lobimit të madh bankar në mënyrë që të fitojnë fitime sa ma të mëdha.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1020
Recommended Citation
Mustafa, Shqiprim, "ANALIZË E ZHVILLMIT, KUPTIMIT, DEFINIMEVE DHE LLOJEVE TË BANKAVE" (2015). Theses and Dissertations. 1192.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1192