Date of Award

Winter 12-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i Shtëpisë për të moshuar në qytetin e Gjakovës. Si fillim kam analizuar funksionin e këtyre ndërtesave dhe nevojat që kanë personat që jetojnë në këto lloje te ndërtesave sidhe dhe kërkesat e tyre për një projektim sa më funksional. Pastaj kam analizuar lokacionin-terrenin që mund të jetë i përshtatshëm për këto lloje te ndërtimeve.

Në kohët e mëhershme këto lloje të ndërtesave janë ndërtuar në pjesët më periferike. Larg zhurmave dhe larg lagjeve të dendura. Mirëpo, në kohët e sotme shtëpitë për të moshuar kanë tendencë qe të ndërtohen më afër qyteteve duke pasur ndërlidhje me qytetërimin dhe sidomos ne vendet ku të moshuarit kanë jetuar tërë jetën në dinamikën e qytetit. Unë kam zgjedhur ta projektoj objektin mu në qendër të qytetit ku objekti është afër çdo aktiviteti dhe më afër për vizitorët e mundshëm të institucionit. Banorët kanë afër parkun e qytetit, bibliotekën dhe teatrin profesional të cilat mund ti vizitojnë çdo ditë. Rëndësi i kam dhënë edhe materializimit të objektit, të cilin e kam bërë në harmoni me objektet perreth. Objekti ka lidhje të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke e bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjelbrimin. Pastaj kam menduar për formën e objektit, ku kam bërë shumë analiza të ndryshme deri sa kam arritur tek forma më ideale dhe më e përshtatshme për këtë lloj të ndërteses. Kësaj i është bashkangjitur edhe zgjidhja adekuate e funksioneve te kësaj ndërtese të cilat janë të shumta.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.495

Included in

Architecture Commons

Share

COinS