Date of Award
Summer 8-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Liridon Shurdhani
Language
Albanian
Abstract
“Funes Memorizuesi” (Funes el memorioso), është tregim i shkurtër nga Jorge Luis Borges (1899-1986) që ka të bëjë me një djalosh, i cili bie nga kali gjatë kalërimit dhe nga tronditja e trurit të tij më nuk e harron asnjë gjë të vetme që sheh, lexon apo përjeton. Kjo e bën që të dijë gjithçka për çdo njëri që e njeh ose dëgjon për të. Tregimi i përmendur më lartë është një paraqitje përfekte e gjendjes në botën virtuale. Në këtë rast Interneti do të ishte Funes Memorizuesi, i cili kurrë nuk harron asgjë për askënd. Sipas të dhënave dhe analizave, në vitin 2013 ishin gjithsej 4,4 ZB të dhënave në rrjet, ndërsa kjo shifër pritet të dhjetëfishohet në 2020 në 44 ZB1. Kjo ka sjellë deri te çështja që shumë gjëra të gjenden në rrjet edhe pa njohuritë e individit. Si rrjedhojë, çdo ditë e më shumë njerëzit kërkojnë t’i kufizojnë ato që mund të dalin për ata nga interneti. Nga kjo edhe ka lindur edhe e drejta për t’u harruar, e cila edhe është fuqizuar me vendimin e GJED-së. Megjithatë, kjo e drejtë nuk po gjen zbatim universal për shkak të qasjeve dhe mendimeve të kundërta lidhur me ndikimin e të drejtës për t’u harruar në lirinë e shprehjes. Kjo e fundit në veçanti vërehet në të drejtën anglosaksone, respektivisht në SHBA dhe Kanada.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.347
Recommended Citation
Neziraj, Bruno, "E DREJTA PËR T’U HARRUAR" (2015). Theses and Dissertations. 367.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/367