Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë diplome trajtohen sfidat e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në këtë punim janë të paraqitura problemet që kompanitë kosovare por edhe më gjerë hasin gjatë zhvillimit të bizneseve të reja, gjithashtu në bazë të hulumtimeve primare dhe atyre sekondare dhe përdorimin e metodës së pyetësorit tregojnë së cilat janë sfidat me të mëdha qe ballafaqohet një startup në Kosovë dhe me gjerë. Në fund të këtij punimi do të mësojmë së si i kanë përballuar pronaret e biznesit këto sfida dhe cila ka qenë rruga që kanë zgjedhur për ti zgjidhur ato.
Po ashtu për mbledhjen e të dhënave rreth sfidave te ndërmarrjeve në Kosovë, janë mbajtur intervista me pronarë të bizneseve të ndryshme, sfidat dhe problemet kryesore të bizneseve janë paraqitur në një tabelë më poshtë. Intervistat janë mbajtur me mbi 100 biznese lokale në Kosovë, bizneset i takojnë industrive të ndryshme siç janë, telekomunikimi, teknologjia informative, shërbime financiare, konsulentë, shërbime mediale, arkitekturë dhe material ndërtimore, monitorimi i mediave, farmaceutikë etj. Në intervistat që janë kryer me bizneset janë gjetur disa nga sfidat dhe barrierat kryesore që i kanë pothuajse çdo biznes që operon në tregun e Kosovës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1018
Recommended Citation
Zhuja, Shpend, "INOVACIONI DHE SFIDAT E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME" (2016). Theses and Dissertations. 1195.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1195