Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiku
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një tipologjie të tillë sepse Galeria e Artit Modern është një temë e cila ka për qëllim kryesor promovimin e kulturës dhe artit. Si fillim kam filluar me analizat që më quan në konkludim se ky ndërtim do të ndihmonte qytetarët që të lidhen me arkitekturën moderne dhe artin në përgjithësi. Në qytetin e Prishtinës aktualisht nuk ekziston një objekt i tillë dhe duke marrë parasysh se në qytet dominon rinia shumë dhe poashtu duke marrë parasysh dëshirat e tyre, atëherë mendoj se në bazë të analizave të bëra,është e nevojshme të ndërtohet. Qëllimi është afërsia e njerëzimit me artin dhe mundësia për ata që vetëm e kanë pasion. Faza e dytë e analizimit ishte zgjedhja e një lokacioni, i cili kryesisht duhet të kishte qasje të lehtë edhe për personat më aftësi të kufizuar. Duke marrë parasysh që kultura dhe arti kanë fillin në “qytet” atëherë zgjedhja më e mirë për lokacion do të ishtë vetë qendra e Prishtinës. Lokacioni i zgjedhur është afër çdo aktiviteti dhe poashtu në afërsi për vizitorët e mundshëm. Objekti ka lidhjë të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke e bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit. I
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.518
Recommended Citation
Zeqiri, Umberto, "PROJEKTIMI I GALERISË SË ARTIT MODERN" (2016). Theses and Dissertations. 548.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/548