Date of Award

Winter 2-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Zhilbert Tafa

Language

Albanian

Abstract

Interneti në ditët e sotme është bërë nevojë për çdo njeri, teknologjia e komunikimit është duke avancuar çdo ditë, nevoja për internet po rritet gjithnjë e më shumë. Implementimi i tij ne rrjetat rezidenciale është një sfidë për ofruesit e internetit për mënyrat se si mund të arrijnë deri tek shfrytëzuesit, çfarë teknologji duhet të përdoren apo cila është më e përshtatshme në raste të caktuara.

Teknologjitë të cilat përdorën në rrjetat rezidenciale si p.sh. teknologjia ADSL apo teknologjia tjetër WiMAX ose teknologji tjetër si Fibër , të gjitha këto i kanë përparësitë e tyre mirëpo edhe i kanë mangësitë në aspektin se si ato implementohen. Në disa raste mund të jetë njëra teknologji më e favorshme se tjetra edhe përkundër kualitetit më të dobët që mund të ketë për arsye fizike të pamundësisë së implementimin të teknologjive tjera në atë vend.

Me përparimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kualitetit, sot në rrjetat rezidenciale ofrohen shërbime të teknologjive të avancuara të ndryshme mirëpo që gjithashtu kanë edhe koston e tyre. Shfrytëzuesve u është dhënë mundësia që të zgjedhin se çfarë shërbime dëshirojnë të kenë, prej shërbimeve ndoshta me kosto më të ulët siç mund të jetë ADSL deri tek ato shërbime me kosto më të lartë mirëpo me cilësi të lartë siç mund të jetë implementimi me fije optike. Pra tani çdo gjë varet nga shfrytëzuesi se me çfarë standardi të teknologjisë e dëshiron.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1514

Share

COinS