Date of Award
Summer 7-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Ndikimi i teknologjisë së informacionit në produktivitetin e NVM-ve në këtë punimi do të jetë: Pasqyrimi i trendëve të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe ndikimi i teknologjisë së informacionit në produktivitetin e NVM-ve, rëndësia e teknologjisë së informacionit si resurs strategjik në NVM-të me të cilin resurse NVM-të mund të krijojë përparësi vendimtare ndaj konkurrencës në treg, identifikimi teorik i përparësive dhe mangësive që i ofron teknologjia e informacionit, pajisjet e teknologjisë së informacionit, të cilat mund të përdoren në Kosovë si komponentë e rëndësishme në zhvillimin e NVM-ve, shpjegimi se si janë të ndërlidhur faktorët e ndryshëm dhe se si NVM-të përmes investimit në IT dhe përmirësimii shërbimeve të tyre. Në këtë studim është përdorur një përzierje e metodave kualitative dhe kuantitative të hulumtimit. Përmes shqyrtimit kritik dhe kualitativ të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit e cila është shfrytëzuar disa herë gjatë hulumtimit dhe gjatë procesit të shkrimit të temës.
Pjesa kuantitative e hulumtimit është bazuar në intervista ku janë shfrytëzuar pyetësor me pyetje konkrete dhe kritike të ndërlidhura me problematikën e studimit. Derisa me anë të hulumtimit kuantitativ është arritur të krijohet bazamenti mbi të cilin është bazuar i tërë hulumtimi, pjesa kuantitative e hulumtimit është përdorur si element mbështetës dhe verifikues i hipotezave të ngritura në këtë temë. Konkretisht përmes hulumtimit kuantitativ janë nxjerrë përparësitë dhe mungesat të teknologjisë së informacionit në produktivitetin e NVM-ve. Të dy format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës dhe konkludojnë se edhe marrja adekuate e vendimeve për mënyrën e përmirësimit teknologjisë së informacionit në produktivitetin e NVM-ve. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në këtë drejtim duke ofruar një mjet mbështetës të vendimmarrjes, i cili pos të tjerash do të ndikoj edhe në formën se si vendim-marrësit në këto NVM që e përceptojnë problemin. Më pastaj, është pasqyruar se sa po investojnë në teknologjinë e sistemeve të informacionit NVM-të e Kosovës, sa i preferojne investimet në teknologjinë dhe sistemet e informacionit në produktivitetin e NVM-ve për zhvillimin e ekonomisë. Në këtë punim është dhënë një pasqyrë krahasuese lidhur me teknologjitë e përdorura nga NVM-të dhe përparësitë që ofron përdorimi i teknologjisë më të avancuar dhe në fund janë dhënë konkludimet dhe rekomandimet, mbi gjendjen aktuale dhe të ardhmen.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.2820
Recommended Citation
Ibrahimi, Kosovare, "NDIKIMI I TEKNOLOGJISË DHE SISTEMEVE TË INFORMACIONIT NË PRODUKTIVITETIN E NVM-VE" (2016). Theses and Dissertations. 2316.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2316