Date of Award
Summer 8-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Safet Zejnullahu
Language
Albanian
Abstract
Objekt kryesor i këtij punimi është ofrimi i të dhënave të faktuara mbi shkeljet ligjore dhe etike të mediave digjitale, të bëra me rastin e raportimit për ngjarje specifike që bëjnë pjesë në kategorinë e lajmeve, të njohur në gjuhën profesionale të gazetarisë me termin ‘Kronikë e Zezë’. Tema analizon shkrime të veçanta të disa mediave të Kosovës dhe trajton gabimet e bëra prej tyre gjatë procesit të raportimit. Përveç kësaj, ky punim shtjellon edhe aspektin e dëmtimit të personalitetit të personave që kanë pësuar, dëmtimin shpirtëror të shkaktuar tek familjarët e viktimave, si dhe dëmtimin e opinionit publik nga mënyra jo e duhur e raportimit. Në këtë kontekst, fokusi specifikisht do të jetë tek shkeljet ligjore e etike të bëra gjatë raportimit mediatik për vetëvrasjen e aktorit Art Kurti dhe për aksidentin me fatalitet të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, si dy ngjarje që brenda një periudhe të shkurtër kohore tronditën opinionin publik njëra pas tjetrës, por edhe që dhanë material të bollshëm raportimi për mediat, të cilat nuk i mbuluan mediatikisht si duhet këto raste. Njëkohësisht, do të jepen edhe rekomandime mbi mënyrat e duhura të raportimit për rastet e tilla, duke u mbështetur në parimin e saktësisë dhe të verifikimit të informacioneve dhe burimeve, me qëllim të ruajtjes së besimit e imazhit të mediave tek publiku, si dhe respektimit të parimit bazë për gazetarët, që është informimi i saktë dhe me kohë i audiencës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.113
Recommended Citation
Kiqina, Fatbardhë, "LAJMET E ‘KRONIKËS SË ZEZË’ NË MEDIAT DIGJITALE GJATË VITIT 2018" (2018). Theses and Dissertations. 120.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/120