Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Kosova është një vend në zhvillim e cila po rimëkëmbet me hapa të shpejtë me synimin për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Niveli i rritjes ekonomike është pozitiv, norma e papunësisë paraqitet në ulje si dhe bilanci tregtar rezulton të jetë i përmirësuar. Ekonomia e Kosovës në vitin 2017, sipas statistikave të BQK, shënoi rritje vjetore prej rreth 3.7 përqind, rritje e gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve, si dhe përmirësimi i pozicionit të neto eksporteve si rezultat i rritjes së eksportit të mallrave dhe shërbimeve.

Një nga produktet të cilin Kosova e eksporton në nivele të konsiderueshme është birra dhe kryesisht birra Peja e cila ka gjetur treg të gjerë edhe jashtë Kosovës por edhe Kosova është një vend prodhues dhe konsumues shumë i madhë i birrës. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 sipas Doganës së Kosovë janë importuar 26 milionë litra birrë me vlerë prej 17.6 milionë euro.

Në Kosovë pjesën më të madhe të tregut e zë birra Peja. Por birra vendase e Kosovës konkurohet edhe nga marka të huaja të cilat importohen, ku disa më të konsumuarat në Kosovë janë edhe birra Tuborg, Heineken, Amstel, Kuqalashe etj.

Duke parë konkurencën në këtë industri si dhe ndikimin e marketingut, si qëllimi kryesor i kësaj teme është të analizojë influencën që ka marketingu ndaj këtyre markave.

Për të arritur qëllimin e studimit të dhënat janë mbledhur me anë të një pyetësori ku janë siguruar të dhëna primare nëpërmjet përgjigjeve të konsumatorëve të anketuar, ku si te anketuar kemi pas 58 respodent, ndërsa të dhënat sekondare janë përdorur për të realizuar pjesën teorike të temës ku janë shfletuar libra dhe arktikuj shkencor të kësaj fushe. Poashtu kemi arritur të grumbullojmë të dhënat nga metoda kualitative sepse përgjigjet e të anketuarve e kanë përcaktuar rrjedhën e studimit. Ndërsa metoda kuantitative e kemi përdor me formatin e pyetjeve të mbyllura për të anketuarit dhe analizën e kemi bërë duke përdorur diagrame dhe tregues statistikor, ndërsa qasja e punimit do të jetë deduktive, pra do të jetë fokusi nga e përgjithshmja në specifikën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1805

Included in

Business Commons

Share

COinS