Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Shkëlqim Berisha

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi teknologjik në ditët e sotme si rezultat ka pasur rritje eksponenciale të sistemeve softwerike. Gjatë zhvillimit të këtyre sistemeve, bota e marketingut ka marrë kahje tjetër. Shumë nga kompani të ndryshme anë e mbanë botës përdorin internetin për reklamimin e produkteve të tyre apo shërbimeve që ata posedojnë për klientët e tyre. Por, shumë nga sistemet që ofrojnë këtë mundësi reklamimi, marrin shumë kohë dhe resurse për t’u menaxhuar, duke rezultuar në zvoglim të reklamuesve në këtë drejtim. Prandaj, një sistem që do të ofronte çasje të lehtë dhe të shpejtë në rrjete sociale që ofrojnë opcione reklamimi, do të ishte zgjedhja kryesore e problemit.

Për krijimin e një platforme aq të avansuar, së pari duhej të bëhej një analizë e thellë dhe për këtë është zgjedhur një proces i duhur i inxhinjerisë softwerike. Do të analizohej se si funksionojnë reklamimet e Facebook, Twitter dhe LinkedIn duke mundësuar një pasqyrë më të qartë se si do të veprohej më tutje.

Pas asaj mund të vazhdohej me hapin e rradhës që ishte krijimi i kërkesave dhe dizajni i detajuar. I gjithë sistemi është ndërtuar me një model të dizajnit të arkitekturës duke e përmirsuar strukturën e saj. Disa versione janë ndërtuar në disa faza të projektit dhe janë destuar gjatë atij procesi. Në fund të projektit sistemi është implementuar si i plotë dhe është vlerësuar për funksionalitetin që posedon.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1506

Share

COinS