Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Bashmir Xhemaj
Language
Albanian
Abstract
Ndikimi i internetit dhe i televizionit në jetën tonë të përditshme është shumë i madh. Përveç ndikimit në rritje, ky punim analizon kulturën dhe sfidat e internetit dhe televizionit në aspektin kulturor të zhvillimit të shoqërisë në Kosovë. Duke pasur parasysh këtë dhe duke u bazuar në disa analiza studimoreështë kuptuar se interneti dhe televizioni janë mediumet më me ndikim në Kosovë, por ka një tendencë në rritje të ndikimit të internetit ndaj televizionit. Por, interneti e veçmas mediat sociale vazhdojnë të konkurrohen fuqishëm nga televizioni dhe do të vazhdojë të jetë në garë edhe për një arsye tjetër: ka mbetur i vetmi medium human, ku mund të shohësh në sy tjetrin pa pasur në mes një ekran kompjuteri, tastierë apo letër.Për t’i zhvilluar këto argumente ky punim ofron qasje në disa argumente kulturore e shkencore të komunikimit dhe mediave, ndikimin e përparimit të teknologjisë së re, të ardhmen e këtyre mediumeve, dallimet, përparësitë dhe mangësitë dhe gjithashtu ndikim e tyre në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.136
Recommended Citation
Rada, Anisa, "NDIKIMI NË RRITJE I INTERNETIT NDAJ TELEVIZIONIT: RASTI I KOSOVËS" (2016). Theses and Dissertations. 145.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/145