Date of Award

Spring 3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Kosova në shtet formimin dhe shtet ndërtimin e saj ballafaqohet me shumë sfida e ndër të tjera me një sfidë të quajtur ekonomi dhe kaheje të zhvillimit të saj. Kjo kërkon një angazhim intelektualë sepse vendosja e bazës ekonomike të shëndosh dhe të studiuar mirë, minimalisht do të siguronte një zhvillim stabil ekonomik. Stabiliteti ekonomik varet nga shumë faktorë, ndërsa një ndër këta faktor është edhe sjellja e konsumatorit. Hulumtimi i sjelljes së konsumatorit është një domosdoshmëri në këtë epokë të konkurrencës, pasi që nevojat dhe preferencat e konsumatorit janë vazhdimisht në ndryshim apo evoluim. Faktorët të cilët shkaktojnë këtë ndryshim të sjelljes janë faktorët social, demografik dhe kulturor. Këto ndryshime mund të shndërrohen në mundësi të mëdha të bizneseve nëse do të kuptoheshin sjelljet e konsumatorit. Sjellja dhe kujdesi ndaj konsumatorëve duhet të jetë parim i punës për kompanitë, e që në Kosovë është ende në nivel të ulët dhe të kufizuar, pra ndërmjetësimi dhe marrëdhëniet me konsumatorë. Për të kuptuar sjelljet e konsumatorit nuk mjaftojnë vetëm qasjet klasike, por janë të nevojshme qasjet inovative. Kjo temë kontribuon në diskutimin e disa qasjeve inovative për të kuptuar sjelljen e konsumatorit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1035

Included in

Business Commons

Share

COinS