Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Titulli i temës ngërthen në vete tre tema të ndërlidhura njëra pas tjetrës. Fillimisht do të flitet rreth asaj se qka është rrjeti 4G, ku pasojnë edhe objektivat kryesore të kësaj gjenerate. Më pastaj do të njihemi me historikun e shkurtër të rrjeteve celulare. Teknologjia LTE është standard i 4G-së dhe përbëhet nga disa teknika, teknika këto që shtjellohen në mënyrë të detajizuar. Pjesë esenciale e 4G-së është edhe arkitektura e saj e pasuruar me teknika të avancuara. Pjesa kryesore e që është HANDOVER është qelësi kryesorë i nivelit të kënaqësisë së klientit, arsyjet dhe përfitimet themelore me anë të kësaj teknike shpjegohen në këtë dokument duke përfshirë edhe procedurën e realizimit të bartjes së një thirrjeje prej një celule në tjetrën. Pjesa përfundimtare e temës dhe jo më pak e rëndësishme, është rrjeti vet-formues (SON). Kjo pjesë fillon me përshkrimin e shkurtër të zanafillës së kësaj teknologjie duke vijuar më tej me kategorizimin dhe llojet e ndryshme të arkitekturave të SON. Kontributi kryesorë i këtij hulumtimi është që të zgjerohen njohuritë rreth rrjeteve celulare, përkatsisht 4G-së si dhe teknologjisë që mund të quhet edhe si konfigurim i automatizuar i rrjeteve celulare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1554

Share

COinS