Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për qëllim projektimin e një objekti banimi I cili siguron kushte shumë të mira jetese për banorët potenciale. Duke projektuar një objekt të tillë me të gjitha hapësirat përcjellëse arrihet një kualitet më I mirë I jetës. Objekti poashtu përmban pjesën e afarizmit duke u ofruar kështu banorëve të ndërtesës por edhe me gjerë hapësira si restaurant, market, kafiteri etj.

Fillimisht janë analizuar strukturat rrethuese të kësaj zone duke parë kështu se cfarë funksionesh I duhen më shumë kësaj ndërtese, si të përshtatet kjo ndërtese në këtë ambient dhe cfarë mund të iu ofrojë më shumë qytetarëve. Pos destinimit primar I cili është banimi kjo ndërtese përmban edhe funksione tjera të cilat janë edhe atraksion për zonën përkatese.

Objekti ndodhet në lagjen Mati I, lagje e cila ka potencial shumë të mirë zhvillimi. Shumë biznese kohët e fundit janë përqendruar në këtë pjesë të qytetit të Prishtinës duke I dhënë kështu më shumë gjallëri zonës. Qasjet në rrugët dhe infrastrukturën publike dhe private prej objektit janë shumë të mira. Poashtu janë menduar hapësira te gjelbërta në parcelën e objektit cka u ofron banorëve të kalojnë kohën e lirë dhe të socializohen mes vete. Hapësirat e banimit janë analizuar dhe janë projektuar me standarde të ndërtimit në vend, banesat janë shumë mirë të shfrytëzueshme dhe cilesia e ndërtimit është shumë e mirë.

Të gjitha këto janë faktorë të cilët ndikojnë në përmiresimin e jetës së banorëve potencial të kësaj ndërtese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.527

Included in

Architecture Commons

Share

COinS