Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Armend Muja

Language

Albanian

Abstract

Synimi i këtij studimi është që të shqyrtojë dhe analizojë jetëgjatësinë e ndërmarrjeve të reja apo start-ups në Republikën e Kosovës si dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm të cilët bëjnë pjesë në këtë proces.

Tema është zhvilluar bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e sektorit të zhvillimit të NVM-ve të reja dhe rëndësisë së madhe të aktiviteteve strategjike në drejtim të rritjes ekonomike dhe pasurisë së firmave. Gjatë përgatitjes së këtij studimi janë përdorur një sërë metodash në kërkimin dhe studimin e zhvillimit të NVM-ve me fokusin mbijetesën dhe zhvillimin e tyre në epokën e globalizimit.

Studimi fokusohet kryesisht në faktorët negativ që qojnë deri në mbylljen e bizneseve të reja Kosovare, më qëllim të krijimit të një kornize “shmangëse” nga këta faktorë dhe sigurimin e një ambienti më të qëndrueshëm ekonomik të sektorit privat pra të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Studimi konsiston në përdorimin e metodave cilësore dhe sasiore gjatë shqyrtimit dhe analizës së ndërmarrjeve të reja,aktuale dhe atyre të shuara në Kosovë për periudhën 2010-2015. Metodologjia në këtë studim është dizenjuar e tillë që të sigurojë informacionin e nevojshëm për të arritur qëllimin e studimit. Metodologjia konsiston në një kombinim të kërkimit primar dhe atij sekondar si dhe përdorimin e pyetësorit për mbledhjen e informatave të nevojshme lidhur me çështjen në fjalë. Bazuar në rezultatet e analizës statistikore, konkluzionet dhe rekomandimet themi ky studim është një kontribut i rëndësishëm. Ofron informacion të mjaftueshëm si dhe dhe një model teorik të përshtatshëm për krijimin e bizneseve të reja si dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve aktuale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1094

Included in

Business Commons

Share

COinS