Date of Award

Winter 1-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri - Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Është shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik për një vend, e me zhvillim ekonomik kuptojmë rritje të kushteve të jetesës, rritje të të ardhurave, rritje në prodhimtari, kushte më të mira shëndetësore dhe arsimore etj. Kosova është një vend ku zhvillimi ekonomik lë shumë për t’u dëshiruar, e për zhvillimin e një vendi një rol të rëndësishëm luajnë investimet në sektorin privat dhe zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori. Andaj ky punim trajton investimet në sektorin privat, me një theks të veçantë investimet e huaja direkte në këtë sektor. Investimet e huaja direkte luajnë një rol jetik në ekonominë e vendit tonë. Ato janë një burim i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Arsyeja se pse është zgjedhur kjo temë është për shkak të rëndësisë së madhe që ka zhvillimi i sektorit privat dhe investimet e huaja direkte në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një vendi, veçanërisht në vendet në zhvillim. Një fokus i veçantë i është kushtuar rastit të Kosovës ku është bërë një analizë e investimeve të huaja direkte në këtë vend, krahasimin ndër vite ku janë krahasuar vitet 2007 – 2015, mundësinë e të bërit biznes në Kosovë etj.

Në mënyrë që të arrijmë t’u përgjigjemi pyetjeve të këtij studimi, metodologjia kërkimore e këtij punimi përfshin mbledhjen e të dhënave relevante nga burime specifike, për krijimin e një baze të të dhënave në mënyrë që të analizohen materialet dhe të arrihet në një analizë të plotë për investimet në sektorin privat dhe investimet e huaja direkte që bëhen në këtë sektor, të cilat pastaj ndikojnë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Përmes mbledhjes sistematike të të dhënave është formuar kuadri teorik, dhe pas analizës cilësore të tyre është arritur deri tek rezultatet e kësaj teme.

Si përfundim është arritur të kuptohet sa janë të rëndësishme investimet në sektorin privat për zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi, e sidomos për vendet në zhvillim, se sa të rëndësishme janë investimet e huaja direkte për një vend, e sidomos për një vend si Kosova, lehtësitë që ofrohen për kompanitë të cilat dëshirojnë që të bëjnë biznes në Kosovë, dhe ndikimi pozitiv i investimeve të huaja direkte në zhvillimin ekonomik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1046

Included in

Business Commons

Share

COinS