Date of Award
Spring 5-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Synimi i këtij punimi është që të shqyrtojë rëndësinë e zhvillimit të skenarëve në strategjinë e biznesit. Ky studim i referohet përvojës së gjatë në hulumtimet në ndërmarrësi të ndërlidhura me strategjinë e biznesit, veçanërisht në hartimin dhe zhvillimin e skenarëve të kësaj disipline. Tema është bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e bizneseve në zhvillimin e skenarëve për qëllime strategjike zhvillimore. Është e sigurtë se bizneset janë të detyruara që të zhvillojnë skenarë të ndryshëm strategjik duke marrë parasysh se kanë të bëjnë me një dinamikë të lartë të tregjeve dhe të konkurrencës. Kjo ju nevojitet pothuajse shumicës së bizneseve duke marrë përsysh rëndësinë e madhe të aktiviteteve strategjike në drejtim të rritjes ekonomike dhe produktivitetit të firmave apo bizneseve. Gjatë përgatitjes së këtij studimi janë përdorur një sërë metodash në kërkimin në shërbim të studimit të skenarëve dhe të rëndësisë së tyre për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e bizneseve.
Studimi fokusohet në dy drejtime: studimi i literaturës së ndërlidhur me strategjinë e bizneseve dhe me gjendjen e bizneseve kosovare në aspektin e kuptimit, definimit dhe aplikimit të skenarëve për zhvillimin e tyre strategjik. Metoda hulumtuese kualitative për hulumtimin e bizneseve në rrafshin internacional lidhur me përfshirjen dhe funksionalizimin e tyre duke përdorur skenarë në aspektin e internacionalizimit të bizneseve, menaxhimin e burime njerëzore, strategjitë zhvillimore, përdorimin e teknologjisë së informacionit, mjedisin e biznesit dhe zhvillimi i kapitalit social. Hulumtimet brenda faktorëve të zhvillimit të bizneseve kosovare dhe të kuptimit, definimit dhe aplikimit të skenarëve strategjik është fokusuar në metodologjinë kuantitative, gjegjësisht në kuantifikimin e intervistave të bëra me bizneset e zgjedhura kosovare. Kjo pjesë e hulumtimit është orientuar në menaxhimin strategjik të bizneseve me objektiva të drejtuara në studimet e menaxhimit strategjik, lidershipit, dhe në mundësitë e përdorimit të skenarëve drejt optimalizimit dhe realizimit të strategjive. Rezultatet e hulumtimit japin një sintezë të hulumtimit kualitativ dhe të atij kuantitativ me qellim të dhënies së kontributit për bizneset në kuptimin e rëndësisë së krijimit dhe të implementimit të skenarëve në arritjen e tyre strategjike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1092
Recommended Citation
Haklaj, Shqipdona, "ROLI I ZHVILLIMIT TË SKENAREVE NË STRATEGJINË E BIZNESIT" (2017). Theses and Dissertations. 1516.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1516