Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mentor Geci
Language
Albanian
Abstract
Kosova ka një rritje të shpejtë të popullsisë si dhe ka popullsinë më të re në botë. Kjo bazë mund të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike, në të njëjtën kohë paraqet një sfidë të madhe në vend në fenomenin e papunësisë së të rinjëve gjë që mund të kërcënojë stabilitetin politik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.
Qëllimi i këtij studimi ështe shqyrtimi dhe krahasimi i nivelit të papunësisë në Kosovë dhe nevojën për përmbushjen e masave të kërkuara për të zvogëluar nivelin e papunësisë.
Përgjigja për këto pyetje është kërkuar përmes një hulumtimi të literaturës vendore, të dhënat statistikore në Kosovë si dhe literaturës së huaj lidhur me fenomin e papunësisë dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Duke pasur parasysh që të dhënat aktuale tregojnë se janë të dobishme për një sërë arsyesh: qeveria përdorë këto të dhëna së bashku me tregues tjerë të tregut të punës për menaxhimin e tregut makroekonomik. Të dhënat mbi papunësinë dërgohen tek një sërë organizatash ndërkombëtare si Banka Qendrore Evropiane. Kurse në fushën e politikës sociale, të dhënat mbi papunësinë përdoren si tregues të vështirësive relative.
Për një zhvillim më të hovshëm, ngritje të punësimit dhe ulje të papunësisë duhet të kemi më shumë Investime në mënyrë që të rritet prodhimi njëkohësisht edhe ngritja e punësimit dhe mirëqenies së qytetarit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1026
Recommended Citation
Gashi, Afije, "ANALIZA STATISTIKORE E PUNËSISË DHE PAPUNËSISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2017). Theses and Dissertations. 1224.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1224