Date of Award
Winter 1-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Që të mund të drejtoj afarizmin e vet drejt arritjes së caqeve të veta, ndërmarrja duhet të zhvilloj strategji e cila i mundëson asaj të përshatë afarizmin e vet ndryshimeve të vazhdueshme të tregut. Shpejtësia e përshtatjes së ndërmarrjes kushteve të reja të tregut varet nga pregaditja e ndërmarrjes për këto ndryshime. Afaristët largpamës parashikojnë sfidat dhe shanset që mund të sjellë zhvillimi i çdo situate të veçantë në treg. Ata përshtasin qëllimet afariste dhe përcaktojnë resurset e nevojshme për arritjen e këtyre qëllimeve. Zhvillimi i strategjive për qëndrueshmëri konkurruese në treg, implementimi i tyre, përshtatja e këtyre strategjive ndaj ndryshimeve të mjedisit paraqet një proces të vazhueshëm.Vizioni dhe strategjia e ndërmarrjes duhet të ndryshohet me kohë, për shkak të problemeve apo mundësive të cilat mund të identifikohen përmes kontrollit. Para se një ndërmarrje apo kompani të orientohet në treg së pari duhë të bëj hulumtimin në treg, të analizoj konkurentet, çmimin , diferwncimin, strategjinë marketingun e produkteve të cilët aplikojnë. Pra, menaxherët duhet të definojnë se çka duhet bërë kompania që të jetë e suksesshme në të ardhmën. Pa ekzistimin e një plani të gjërë apo më mirë të themi pa ekzistimin e një projekti të kompanisë në tërësi, asnjëri nga menaxherët e saj si ai i prodhimit, marketingut apo i personelit nuk mund të bëjnë plane të veçanta për sektoret e tyre, drejt orientimit në treg. Ky hulumtim në përgjithësi është realizuar duke përdorur metodat e analizës (sasiore dhe cilësore), krahasuese, përshkruese, hulumtuese dhe statistikore. Pyetësori është strukturuar në atë mënyrë që të ofroj informata për orientimin në treg të kompanive të vogla dhe të mëdha në Kosovë. Metoda e hulumtimit eksperimental është realizuar në zonat më të mëdha të vendit Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1029
Recommended Citation
Gashi, Agon, "STRATEGJITË E ORIENTIMIT NË TREG TEK NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MËDHA NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 1220.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1220