Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Strategjia përfshinë në vete hapa për të arritur objektivat e marketingut dhe objektivat e përgjithshme të ndërmarrjes. Këto strategji fillojnë të bëhen më komplekse me rritjen e biznesit, kërkojnë më shumë vëmendje dhe profesionalizëm. Strategjia ndryshe njihet si një hartë e cila të ndihmon për të zgjedhur rrugën më të favorshme drejtë fitimit dhe sukseseve. Është shumë e rëndësishme që ndërmarrjet të aplikojnë strategji të tilla që ndihmojnë në procesin e zhvillimit sidomos kur kemi të bëjmë me ndërmarrje në nivel të Korporatave, të cilat padyshim kërkojnë angazhim të ekspertëve që kontribuojnë mjaftueshëm me dijet e tyre në hartimin e një strategjie të duhur. Strategjitë e marketingut luajnë rol kyç në zhvillim sidomos në ditët e sotme ku tregu po ballafaqohet çdo ditë e më shumë me konkurrencë me të ashpër e cila do duhej të jetë edhe shkak pozitiv që ndërmarrjet ti mbajnë sytë hapur dhe të përdorin strategji të ndryshme me qëllim përfitimi të një pozite sa më të mirë në treg. Me të kuptuar rëndësinë e aplikimit të strategjive të marketingut është zgjuar kureshtja për të hulumtuar dhe studiuar këtë çështje konkretisht në Republikën e Kosovës. Ky punim ka tendencë të analizojë literaturën e autorëve të ndryshëm të cilët kanë kontribuar në strategjitë marketing, të analizojë dhe të interpretojë rezultatet nga pyetësorët e shpërndarë në Korporatat e Republikës së Kosovës, dhe të nxjerr konkluzionet dhe rekomandimet e mundshme mbi çështjen e strategjive të marketingut. Ky punim do të realizohet duke shfrytëzuar dy lloje të të dhënave, të dhënat primare të cilat do të arrihen duke shfrytëzuar si instrument pyetësorët të cilët iu janë shpërndarë Korporatave dhe të dhënat sekondare nga analiza e literaturës shqiptare dhe e huaj, punime shkencore, revista shkencore, ueb analiza etj. Të dhënat kanë për qëllim të ndihmojnë fuqishëm që ky punim të realizohet në mënyrë efektive.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1030
Recommended Citation
Gashi, Agrin, "KRAHASIMI I STRATEGJIVE TË MARKETINGUT NË KORPORATAT E KOSOVËS" (2017). Theses and Dissertations. 1218.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1218