Date of Award

Summer 8-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Albulena Jahja

Language

Albanian

Abstract

Tregtia me vendet e huaja është një shenjë e cila tregon sesa e fuqishme dhe produktive është ekonomia e një vendi. Kosova, si një vend në zhvillim, njërën prej rrugëve drejt prosperitetit, zhvillimit dhe rritjes ekonomike e sheh përmes kësaj rruge. Në këtë punim paraqiten marrëveshjet e lira tregtare të Kosovës, në veçanti CEFTA (Central European Free Trade Agreement), dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizit Asociimit). Në marrëveshjen e CEFTA-s, Kosova paraqitet si humbës, për shkak të bilancit të dobët tregtar që e ka me të gjitha vendet anëtare të marrëveshjes. Poashtu, paraqiten edhe problemet të cilat vendi ynë i ka me Serbinë, ku në shumë raste kjo e fundit ka vendosur barriera jotarifore gjatë shkëmbimeve tregtare me synime që të dëmtohet ekonomia e vendit tonë. Ndërsa, përsa i përket MSA-së, kjo marrëveshje shihet si një arritje e madhe e vendit tonë, ku Kosovës i hapen dyert për një treg shumë milionësh, e cila po të përdoret si duhet bën mrekulli. Poashtu, në këtë punim paraqiten edhe marrëveshjet tjera të Kosovës, si ajo me Shqipërinë e cila pastaj u inkorporua në CEFTA, Turqinë dhe bilanci tregtar me BE-në, ku në të gjitha rastet vendi ynë është në deficit tregtar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1038

Included in

Business Commons

Share

COinS